Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për aksionin e Njësisë Speciale në Veri të vendit. Haradinaj ka thënë se ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, dhe se nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik.
Për këtë operacion policor ka folur edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka thënë se ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, dhe se nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave posaçërisht atyre në që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhërit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.
Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.
Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...