Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Gjakovës, të kryesuar nga Afrim Caka- kryetar, Burim Zhubi –nënkryetar dhe Burhan Aliaga-sekretar, shkruan arbresh.info.
Në një komunikatë dërguar për medie nga zyra e kryeministrit, kryeministri Haradinaj është njoftuar me hallet dhe shqetësimet me të cilat përballen ata, duke theksuar se kujdesi ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për këtë vend, duhet të jetë më i madh si në aspektin institucional, sidomos në aspektin e kërkesave sociale.
Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik të Gjakovës, Afrim Caka, pasi falënderoi kryeministrin për pritje dhe e uroi atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit, parashtroi disa nga kërkesat e Shoqatës, duke theksuar vështirësitë që kanë në kompletimin e dokumenteve për të shfrytëzuar beneficionet financiare që u sjell ligji.
Ai shfaqi besimin se kërkesat e tyre janë adresuar në vendin e duhur dhe se ato do të merren në konsideratë nga kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton do t’i trajtojë me shumë kujdes kërkesat e atyre që kanë më së shumti “aksione” në lirinë dhe shtetndërtimin e vendit, sidomos për mbrojtjen ligjore./arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...