Kryeministri i Kosovës në një ndej të organizuar për gazetarë ka falënderuar mediat për raportimin e tyre dhe bashkëpunimin që kanë pasur deri tani.
“Dëshira ime është me e ndryshu Kosovën me bë një shtet që krynë punë. Me qenë veprues dhe transparent para qytetarëve. Veprimet tona nuk do t’i fshehim, jemi të hapur për kritika”, ka thënë kryeministri.
Ndërsa, për vendimin e rritjes së pagave, kryeministri ka thënë se kjo është mënyra me transparente edhe pse të tjerët mund të mendojnë se ka gabuar.
“E kanë rrit rrogën vet, pagën e kolegeve të vet ua keni besuar këtyre njerëzve dy milionë është e pakuptimtë përgjegjësia politike dhe financiare e një kryeministri me pas rrogën 1300”, ka thënë Haradinaj.
“Ata që mendojnë se kam gabu për pagat kanë të drejt, por sipas bindjes time është tregues se dojmë të punojmë në mënyrë transparente”, ka thënë kryeministri i Haradinaj.
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...