Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një urim për festat e fundvitit.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot po ashtu ka pranuar telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin:
Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RH
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...