Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarin e Bordit të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, Ahmet Taçyildiz, të cilin e ka njoftuar rreth hapave dhe politikave, që Kosova ka ndërmarrë për të qenë partner i ri ekonomik në tregun botëror.
Ai i ka konfirmuar mysafirit të tij, gatishmërinë e institucioneve të vendit për të stimuluar dhe lehtësuar investimet e huaja direkte që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Klan Kosova.
“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të qenë partner i ri ekonomik në tregun botëror dhe institucionet e vendit janë të përkushtuara në zbatimin e këtyre politikave në të mirë të ekonomisë së vendit”.
“Me ligjin e ri për investime strategjike, ne kemi ndërmarrë veprime të nevojshme sa i përket garantimit dhe stimulimit të investitorëve të huaj. Aktualisht po presim që të avancojmë me interesimin që kanë bërë 11 kompani me kapital prej 1.8 miliardë eurosh investime dhe jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbimet dhe lehtësirat institucionale edhe për investitorë të tjerë”.
Ndërsa mysafiri Taçyildiz e ka falënderuar Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe e ka përgëzuar për angazhimin e Qeverisë në lidhje me detyrat shtetërore, duke përfshirë edhe ato që lidhen me sigurinë si dhe gatishmërinë për të mbështetur investitorët e huaj.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit