Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm tragjik të Gjilanit.
Haradinaj, përmes një postimi ne facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët e njërit prej të plagosurve që humbi jetën nga ky aksident, i dhe të tjerëve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.
”Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan. Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejt. Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit. U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen. Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi. RH”.
Rozeta Hajdari pas seancës gjyqësore: Ndihem krejtësisht e p...
Komuna e Fushë Kosovës nis procesin e vlerësimit të dëmeve n...
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi zyrtarizo...
Sërgjan Lazoviq pranon se ishte mobilizuar nga forcat serbe ...
Pleshtat ndërpresin gjyqin në Bruksel ndaj narkotrafikantit ...
Nenad Rashiç: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë