Kryeministri Haradinaj i fton shqiptarët e diasporës në ‘Alba Festival’

15:51 | 25 Qershor 2019
A Z

Më datë 29 dhe 30 qershor do të zërë vend festivali ‘Alba Festival’ në Cyrih të Zvicrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky festival shpalosë vlerat shqiptare dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë që të mbështesin dhe përkrahin këtë ngjarje të madhe.

Statusi i tij i plotë:

Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.

Shpërndaje në rrjete sociale