Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është personi më besueshëm apo më saktë, me nivelin më të lartë të kënaqshmërisë për qytetarët e Kosovës, krahasuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raporton arbresh.info.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XIII që bazohet në anketën e kryer gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit 2017 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme që shqyrtojnë situatën në zhvillim në Kosovë sipas aspekteve kyçe të saj.
Sipas anketës, 42.3 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me Kryeministrin, derisa me Kryetarin e Kuvendit janë të kënaqur 36 për qind e qytetarëve, kurse me Presidentin janë të kënaqur 37.6 e qytetarëve./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës