Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar ish të burgosurin politik, Mentor Kaçi në Gjakovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha Kaçi bashkë me shokët e tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Për vizitë te Mentor Kaçi, ish i burgosur politik, filmbërës dhe piktor i njohur. Dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet. Ai bashkë me shokë tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Veprimtaria e tij si artist dhe aktivist dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar”, ka shkruar Kurti.
“Në Gjakovë, Mentor Kaçi gëzon respekt të madh për rolin e tij historik dhe artistik. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë dhe të shpreh vlerësimin tonë për sakrificën dhe trashëgiminë e tij që është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, tha Kurti./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron