Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj ambasadorit amerikan nga Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL e UÇK-së.
Nasim Haradinaj e ka quajtur Greg Delawien “palaço”.
“Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo”, ka shkruar Haradinaj.
“Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore. Fyerja e shprehur publikisht e Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës”.
“I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?