Kryeministri: Barra për furnizim me rrymë bie mbi KEK-un

10:10 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se priten të lëshohen edhe disa blloqe tjera në përdorim.

“Kam ardhur ta shoh vetë se si është puna me blloqet, sa janë në funksion, si është dinamika e lëshimit në prodhim të blloqeve tjera. U njoftova se edhe në A pritet të lëshohet një bllok të hënën por edhe për B pritet të lëshoeht blloku tjetër. Aktualisht në prodhim janë 530 megavat për konsumatorët, kjo i bjen që rreth 400 tjerë duhet siguruar nga importi pasi që në konsumim janë mbi 900. Importi i ka dy të këqija, sepse është import nuk është mall që është prodhuar në Kosovë dhe e prish bilancin tregtar si dhe shkakton pasoja si për Kosovë, por edhe në dimër importi i energjisë është shumë i shtrenjtë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Ai theksoi se i kishte kërkuar drejtorit që të ruhet prodhimi i vendit dhe rregullimet të lihen për një kohë tjetër.

“Kërkesa ime për drejtorin është që të lëshojnë në prodhim çdo bllok të mundshëm dhe të luftohet për çdo megavat të vendit. Premtimi është që prej datës 15 dhjetor do të futen edhe 800 megavat të Kosovës në prodhim. Është e nevojshme të lëshohen sa më shumë megavat në treg prej prodhimit, prapë e kuptojmë që janë pajisje të vjetruara. Kam kërkuar të bëhet kujdes që edhe gjatë këtij dimri të mbijetoj prodhimi dhe remantet e proceset tjera të bëhen në një kohë kur s’është dimri por nuk është mirë të hyjë një bllook e të bjer tjetri”, shtoi ai.

Haradinaj foli edhe për KEDS-in ku tha se edhe ky i fundit ka përgjegjësi për konsumatorët.

“KEDS-i është kompani e Kosoëvs por investitori është i huaji. Ai ka ardhur të bëjë biznes dhe të fitoj parat e veta. Ka obligime ndaj konsumatorit dhe ndaj nesh, por besoj që duhet të kuptohet se KEK është e Kosovës dhe duhet të jetë kujdestar që të ketë rrymë. E kuptojmë që pa gjithë akterët tjerë nuk mund të bëhet furnizimi si duhet por barra kryesore bëhet mbi KEK-un”, theksoi Haradinaj./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/265710784114971/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme