Imami Labinot Maliqi është takuar sot me Kryekomandantin e kampit amerikan “Bondsteel”, Lt. Kolonel, Matthew DiNenna.
DiNenna mbajti një ligjeratë përpara besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, Maliqi ka falendëruar DiNennan, duke theksuar kontributin e ushtrisë amerikane në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:
Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres Komandantin kryesor të Kampit Amerikan ”Bondsteel” mikun tim, Lt. Kolonel Matthew DiNenna, i cili mbajti një ligjeratë para besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
E falenderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë.
E falenderoj Zotin që e ka bekuar shtetin tonë me miq të vërtetë dhe me mbështetësit më të mëdhenjë siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E lus të Plotfuqishmin që asnjëherë mos të na privoj nga mbështetja e tyre./arbresh.info/
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten