Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, uroi qytetarët për Fiter Bajrami duke iu dëshiruar besimtarëve myslimanë paqe dhe mirësi.
“Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame, z.Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë këtë muaj dhe për të uruar që Zoti t’iu shpërblej të gjithëve. Paçi paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, ka thënë pos tjerash kryeipeshkvi i Kosovës.
Ai deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.
Ndryshe, edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare vizituan Bashkësinë Islame në Kosovë me rastin e Festës së Fiter Bajramit./Arbresh.info/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...