Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re, në të njëjtën ditë kur opozita izraelite nëpërmjet mocionit të mos besimit e la jashtë koalicionit udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah.
Kryediplomatja kosovare, përmes llogarisë së saj në ‘Twitter’, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.
“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.
Përgjatë ditës së diel, udhëheqësi i opozitës Lapid fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, duke e rrëzuar nga pushteti liderin më jetëgjatë në Izrael.
Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të tij, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i ekzekutivit.
Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...