Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka arritur ne Hagë.
Ai po merr pjesë në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Hagë, kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ditë më parë për RTK, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.
“Ne duhet të tregojmë që jemi unik si popullatë, si qytetarë, kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike”, tha ai në një intervistë për RTK.
Konjufca, bëri me dije se është hera e tretë që do të shkojë prapë në Hagë është procesi përmbyllës.
“Janë fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së zotit Thaçi, Jakup Krasniqi, zotit Selimi dhe zotit Veseli. Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, tha Konjufca.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...