Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, e ka quajtur si hap historik dhe shumë të rëndësishëm vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është një hap i rëndësishëm dhe historik. Jam i impresionuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem dhe pres të shihemi së shpejti. Ne e njohim çmimin e luftës”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.
Ashkenazi ka inkurajuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.
“Inkurajojmë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Dua të shprehë mbështetjen për Kosovën në mjekësi, turizëm, inovacion, ekonomi, shëndetësi”, është shprehur ai.
Këto komente ai i ka bërë gjatë ceremonisë virtuale për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë