Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të martën do të pres në vizitë zyrtare homologun austriak, ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Ministrja Gërvalla do të mirëpritet Schallenberg në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa pas takimit që do ta zhvillojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të dalin bashkë edhe në konferencë për gazetarë.
Dita: E martë (14 qershor 2022)
Ora: 09:00
Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Ministrja Gërvalla mirëpret homologun austriak, z. Schallenberg. (VETËM PAMJE)
Ora: 10:30
Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Schallenberg do të mbajnë KONFERENCË PËR MEDIA./arbresh.info/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...