Erërat e forta dhe shiu që mbrëmë vonë përshkoi Kosovën, kanë lënë mbrapa shumë dëme.
Derisa në disa komuna ka shkatërruar shtëpi e biznese, shumë vende tjera ka lënë pa energji elektrike, shkruan Indeksonline.
Shembull fshati Krushë e Madhe e Rahovecit, nga orët e para të mëngjesit ka mbetur pa energji elektrike.
Një banor ka thënë për Indeksonline se qysh nga ora 5:30 e mëngjesit në Krushë nuk ka rrymë.
“Deri kur KEDS-i do të luaj me nervat e qytetarëve krushjan, atyre që dhanë më së shumti për Kosovën”, ka thënë ky qytetar.
Preserve Krushës, erërat shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike për orë të tëra edhe në Skenderaj, Deçan e Podujevë. /Indeksonline/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...