Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në këtë rajon.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet e lidhjeve ilegale, si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit do procedohen në gjykatë kompetente.
“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftim.
Inspektimet sot u realizuan në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri.
Pos këtyre, një rast tjetër ishte edhe në Hajvali.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...