Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm.
Në apelin e ujësjellësit thuhet se temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.
Ndaj, sipas tyre, kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm.
“Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm. Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta. Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm. Në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal. Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta. Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë”, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/
Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...