Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje konsumatorëve që sa më shpejtë të i instalojnë ujëmatësit individual.
KRU “Prishtina” përmes një postimi në Facebook ka treguar se pse është i nevojshëm instalimi i ujëmatësit individual, përcjell Arbresh.info.
“Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja” Ulpiana”,” Dardania”, ” Bregu i Diellit” , etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit sa më real. Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës. Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual: Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar