KRU “Prishtina” njofton se për shkak të e turbullirës në liqenin e Ujmanit, një pjesa dërmuese e Prishtinës do të kenë reduktime të ujit nga ora 23:00 deri në 04:00.
Në njoftimin e tyre thuhet se vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7″, njofton tutje KRU” Prishtina”./Arbresh.info
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...