Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ekipet e tyre kanë punuar në shumë raste të pastrimit të pusetave që janë mbushur nga gjësende që kanë bllokuar rrjetin e kanalizimit.
“Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet”. Po ashtu, arsyet janë të panumërta filluar nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e gjësendeve të ngurta e të lëngëta, peshat e rënda me mbeturina të ngurta, etj. Rasti konkret ka qenë gjatë ditës së sotme në rrugën ” Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit pastruan dhe zhbllokuan aty, të gjitha pusetat. Ju lumtë dhe faleminderit që jeni pjesë e jona, derisa apelojmë për kujdes shumë të shtuar me sistemin e rrjetit të kanalizimit!”,thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen