Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se për katër muaj ka dërguar 1.500 borxhlinj tek përmbaruesit privat.
Kjo kompani përmes një njoftimi kërkuar nga qytetarët që të shlyejnë borxhet nëse nuk duan të përfundojnë te përmbaruesi privat.
“KRU Prishtina ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).
Për 4 muaj ( janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1.500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë ( kryesisht në sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina./arbresh.info/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin