Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se puna në fabrikën në Shkabaj, nga ku furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht.
Kjo ndërprerje është shkaktuar nga niveli i lartë i turbullirës në ujë, për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sipas njoftimit të KRU-së, ky nivel i turbullirës e bën të pamundur trajtimin e ujit sipas standardeve dhe teknologjisë që posedojnë.
“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën,Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë). Theksojm se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të kete ndikimi minimalisht. Lidhur me redukimet deri në përmirësimin e gjendjes do ju informojm me njohtimin e radhës”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...