Banorët e një pjesë të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit kanë mbetur pa furnizim më ujë që nga mëngjesi i së shtunës.
Kjo pasi uji në kanalin e Ibër-Lepencit është turbulluar si pasoj e punimeve teknike.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina” për Arbresh.info ka bërë të ditur se deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet që të rikthehet furnizimi me ujë në ato pjesë ku ka mungesë.
“Për punime duhet kontaktuar Iber Lepenci, ndërsa për stabilizim të furnizimit me ujë, është pak relative me ditë sakt orën, por po besojmë kah mbrëmja në orët e vona”, thuhet shkurtimisht në përgjigjen e Mjekut./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Banorët e Obiliqit pa ujë që 24 orë, KRU Prishtina jep shpjegimin
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...