Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje që konsumatorët të jenë më të kujdesshëm sa i përket shfrytëzimit të ujit.
Ata kanë renditur disa kërkesa direkte që ndikojnë në furnizimin me ujë në këto ditë të nxehta:
– Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
– Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytete e fshatra,
– Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
– Mos harroni të mbyllni rubinetin përgjatë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve,
– Mos ujisni kopshtet dhe arat me ujin e pijshëm,
KRU “Prishtina” i bën thirrje qytetarëve të raportojnë keqpërdorimin e ujit në numrin e telefonit, pa pagesë 0800 90009./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë