Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, duke siguruar kështu furnizim të mirë me ujë deri në fund të vitit 2025.
Në njoftim, kompania ka ftuar qytetarët që të paguajnë faturat e ujit dhe ka paralajmëruar se rastet e lidhjeve ilegale do të dërgohen për shqyrtim në gjykatë.
“Të nderuar konsumatorë. Liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, gjë që siguron furnizim të mirë me ujë deri në fund të vitit 2025. Ju lutemi të paguani faturat e ujit. Rastet e lidhjeve ilegale do të procesohen në gjykatë kompetente. Denonconi çdo keqpërdorim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...