Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor tejet të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.
Gjatë takimit, ata u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës e Kroacisë, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë si një nga potencialet kryesore të dy vendeve.
Ministri e njoftoi ambasadoren edhe me programet zhvillimore dhe projektet e Ministrisë, përmes të cilave theksoi se synojnë që gjatë këtij mandati ta avancojnë këtë sektor sipas standardeve më të mira evropiane.
Nga ana e saj ambasadorja, Danijela Barišić, rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. /arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...