Ministrja për Dialog, Edita Tahiri priti sot në takim njoftues Ambasadoren e re të Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, e cila ishte e shoqëruar nga sekretari i parë në Ambasadën e Kroacisë, Mladen Glavina.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit sidomos në integrimet euroatlantike për Kosovën.Ministrja Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar se Kroacia ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat e rëndësishme të formimit të shtetit. Ajo kërkoi që partneriteti mes dy vendeve të forcohet edhe më tej, si dy shtete me histori të ngjashme të shtetformimit dhe orientimeve të qarta properëndimore dhe euroatlantike.
Ministrja Tahiri e njoftoi ambasadoren e re me rrjedhat e përgjithshme në Kosovë dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku përfshihen reformat e ndërmarra për proceset integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe sundimit të rendit dhe ligjit.
Tahiri foli edhe për gjendjen aktuale politike në vend duke shtuar se një dialog i brendshëm politik është i domosdoshëm për arritjen e një zgjidhjeje.
Në vazhdim, ministrja Tahiri foli edhe për zhvillimet e fundit në dialogun e Brukselit duke shtuar se në këtë proces Kosova ka dëshmuar politikat e saja për fqinjësi të mirë, stabilitet rajonal dhe seriozitet në zbatimin e marrëveshjeve, dhe se tash është radha e BE-së që ta shpërblejë Kosovën dhe pa vonesa të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanovic vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, duke rikonfirmuar përkrahjen e Kroacisë për integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës.
Ajo po ashtu theksoi mbështetjen për dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadorja Kapitanovic shtoi se është e nevojshme të arrihet stabiliteti politik në vend, gjë që do të ndihmojë shumë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave.
Njëkohësisht ambasadorja Kapitanovic tha se shteti i saj është i gatshëm të shkëmbej eksperiencat me Kosovën për sa i përket proceseve të integrimit në NATO dhe BE, si dhe proceseve tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...