Në Gjykatën Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë, shoferi 53-vjeç i autobusit nga Kosova që ishte aksidentuar vitin e kaluar, është dënuar me gjashtë vjet burgim.
25 korriku i vitit të kaluar ishte shumë i rëndë për Kosovën.
Në aksidentin që rezultoi fatal për 10 udhëtarë të linjës Frankfurt-Prishtinë tashmë institucionet e drejtësisë në Kroaci kanë dhënë vendimin.
Shoferi i autobusin tashmë e ka pranuar fajësinë dhe i njëjti nga drejtësia kroate është dënuar me 6 vite burgim.
Mediat kroate thonë se ai nuk do ta apelojë këtë vendim.
Sabri Rrustemi gjatë këtij aksidenti ka humbur vëllain, por ai nuk është i pajtimit që të dënohet shoferi i autobusit.
“Unë jam absolutisht kundër dënimit të shoferit. Ma merr mendja që asnjë njeri në botë nuk do kishte dashur të ndodh ajo që ka ndodhur. Ai nuk e ka bërë atë vepër me qëllim”, shprehet Rrustemi per Rtv Dukagjini.
Sipas tij as gruaja e fëmijët e të ndjerit që ishin në autobusin e aksidentuar nuk e konsiderojnë fajtorë shoferin për rastin tragjik.
Në aksidentin e rëndë të ndodhur në Kroaci, pos 10 viktimave edhe rreth 45 të tjerë kishin mbetur të lënduar.
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...