Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, ndërsa kjo e fundit tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në proceset integruese evropiane, si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Selimi e falënderoi ambasadoren Kapitanoviq për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhënë Kosovës në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh. Ai e uroi ambasadoren për qeverinë e re kroate dhe për emërimin e saj ambasadore në Kosovë.
Zëvendësministri Selimi dhe ambasadorja Kapitanoviq diskutuan një gamë të tërë mundësish për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në planin politik dhe atë ekonomik, si dhe në fushat e arsimit, bujqësisë dhe administratës lokale.
Gjithashtu, Selimi dhe ambasadorja Kapitanoviq diskutuan marrëveshjet dypalëshe që priten të nënshkruhen së shpejti, duke filluar me marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Ndërkaq, ambasadorja Kapitanoviq nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën, si hyrje të shtetit kosovar në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe se kjo do të hapë mundësi të reja për projekte konkrete në bashkëpunim sektorial dhe në transferimin e njohurive.
Në fund, ambasadorja përsëriti se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në proceset integruese evropiane, si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...