Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Ekoregjioni” Sh.A. i është ndërprerë sot energjia elektrike, një veprim që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe është cilësuar i pajustifikueshëm nga drejtuesit e kompanisë.
Lajmin e bëri të ditur në Facebook vetë kryeshefi i ndërmarrjes, Burim Shala, i cili në një reagim publik e quajti vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) si skandaloz dhe të dëmshëm për një ndërmarrje publike që kryen shërbime thelbësore për qytetarët.
“Ne nuk jemi kompani prodhuese. Puna jonë nuk varet nga energjia në zyra, por sërish na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë! A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!”, deklaroi Shala.
Sipas tij, nga 500 punëtorë sa ka ndërmarrja, vetëm 25 janë të angazhuar në administratë, ndërsa pjesa dërrmuese janë punëtorë të terrenit, që çdo ditë pastrojnë qytetet dhe ofrojnë shërbime për komunitetin.
Reagimi përmban kritika të forta ndaj ZRrE-së. “Ku ka më keq dhe më të paditur se ky veprim i ZRrE-së? Nëse kjo është normale, atëherë pse të mos ndalet rryma edhe në spitale, qeveri apo komuna?! Kjo është padrejtësi e pastër dhe turp kombëtar!”
Ndërmarrja kërkon që vendimi të rishqyrtohet urgjentisht dhe energjia të rikthehet për të mos penguar funksionimin e një shërbimi jetik për qytetarët.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...