Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave fqinje për të koordinuar veprimet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal lidhur me situatën e krijuar me mbeturinat në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, Rama theksoi se menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë nga menaxhmenti i ndërmarrjes kanë sjellë një situatë të rënduar, e cila rrezikon mirëqenien e punëtorëve dhe shërbimet bazë për qytetarët, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se “nuk do të lejojmë që qyteti të mbetet pa shërbime jetike siç është mbledhja e mbeturinave. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta rikthyer normalitetin.”
“Në takim, komunat aksionare ranë dakord që të mbështesin njëra-tjetrën sipas nevojës së krijuar dhe të angazhojnë operatorë privatë për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve në territoret përkatëse. Kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe ruajtjes së pastërtisë në qytete”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...