Ministrant e brendshëm dhe të mbrojtjes nga 15 vende evropiane kanë rënë dakord që të marrin masa të reja për të siguruar që rruga Ballkanike, e cila shfrytëzohej nga emigrantët për dalë në vendet e pasura të BE-së, të mbetet e mbyllur.
Ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka dhe ministri i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, kanë deklaruar se zyrtarët kanë vendosur të hartojnë një plan deri në muajin prill për të ashtuquajturën rruga e Ballkanit Perëndimor, transmeton portali arbresh.info.
Në takimin e të mërkurës kanë marrë pjesë edhe homologët nga Republika Çeke, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Bosnje-Hercegovinë, Kosova dhe Greqi.
Disa nga këto vende kanë qenë pika tranziti për qindra e mijëra emigrant që vërshuar drejt Evropës gjatë vitit 2015.
Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e mbylljes së rrugës Ballkanike në vitin e kaluar./Arbresh.info
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës