Shumë kritika janë dhënë për programin e qeverisë në sektorin e shëndetësisë, për të cilin nuk pritet se do të bëjë ndryshime thelbësore.
Madje, përfaqësues të opozitës thonë se ky program i qeverisë do ta rrënojë edhe më shumë sistemin publik shëndetësor, raporton KTV.
Derisa fillimi i këtij muaji do të duhej të shënonte edhe nisjen e implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore, ky sistem nuk pritet të nisë madje as gjatë tërë këtij viti.
Për këtë ka reaguar edhe Shoqata për të drejtat e pacientëve, e cila thotë se është veprim i papërgjegjshëm i ministrit të mos i sqarojë arsyet për këtë dështim që ul edhe më tej besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet publike shëndetësore./arbresh.info/
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...