Vëllëzërit Zvonko dhe Zharko Veselinoviç, të cilët janë pjesë e listës së të dyshuarve për incidentet dhe krimet e kryera në veri të Kosovës, janë parë duke shijuar pushime në Afrikë, shkruan arbresh. info.
Vëllëzërit Veselinoviç në këtë fotografi shihen se kanë dalur në gjueti në Afrikë.
Përveç tyre, në fotografi shihen edhe disa kriminelë të tjerë nga Serbia.
Ndryshe, vëllëzërit Veselinoviç po hetohen për të gjitha krimet e kryera në Veri të Mitrovicës, që nga paslufta.
Zvonko e Zharko Veselinovic ishin identifikuar nga misioni i NATO-s në Kosovë për përfshirjen në aktet e fundit të dhunës kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinjë dhe Jagnenicë në vitin 2011.
Zvonko Veselinovic ishte arrestuar pesë herë lidhur me dyshimet për trafikim me narkotikë, vjedhje dhe trafikim të automjeteve. Por, nuk është gjykuar asnjëherë për këto dyshime për shkak të, siç thuhet, mungesës së dëshmive.
Dy vëllezërit Veselinoviç ishin arrestuar për kontrabandë në veriun e Kosovës dhe për dhunë ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në atë zonë
Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë identifikuar nga KFOR-i si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë.
Zvonko Veselinoviç për një kohë të gjatë është në qendër të mediave , për shkak të aktiviteteve të tij të paligjshme dhe lidhjes me krimin e organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës./ Arbresh.info


Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...