Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6 serbëve

23:19 | 7 Dhjetor 2025
E.H

Brenda një dite, dy procese gjyqësore për krime lufte do të nisin në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Por në të dyja rastet, të akuzuarit nuk do përballet drejtëpërdrejtë me akuzat që rëndojnë mbi ta, sepse gjykimi do të zhvillohet në mungesë.

Paraditën e 22 dhjetorit planifikohet të mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtori i Burgut, Ljubomir Cimburovic dhe dy ish gardianëve Milivoje Ivic dhe Predrag Bradic, për krime lufte brenda burgut të Prishtinës.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sqarohen malltretimet që Predrag Bradic dhe Milivoje Ivic gardian të burgut iu kishin bërë të burgosurve shqiptarëgjatë 1998 e 1999.

“…në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosirit shqiptarë, duke i tortuaruar në mënyrë ç’njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufta metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje duke i’u shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vet viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psikike, ashtu që i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike..”.

Për të gjitha këto veprime ishte në dijeni edhe shefi i tyre, atëherë drejtor i burgut të Prishtinës, Ljubomir Cimburovic, por që nuk kishte ndërmarr asnjë veprim.

Në po të njëjtën gjykatë, pasditën e 22 dhjetorit, do të nisë edhe procesi gjyqësor ndaj Dusan Gavranic, Zarko Cvetanovic dhe Zoran Sarac, për krime lufte kundër popullatës civile në disa fshatra të komunës së Gjilanit, shkruan RTVDukagjini.

“…nga dëshmitë e mbledhurra pjesa më e madhe e dëshmitarëve kanë deklaruar se i pandehuri, në bashkëveprim me tashme të akuzuarit Dragan Cvetkovic, Dragan Nicic, Milos Sosic, Nenad Stojanovic, Slobodan Jevtic dhe me pjetarë të tjerë deri më tani të pa identifikuar, kanë marr pjesë në vrasjen e tetë civilëve, kanë plagorus, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psikqikisht, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, me datë 05.04.1999, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglarë, i pandehuri Zoran Sarac në cilësinë e Mjekut të Spitalit Regjional në Gjilan, të plagosurit Nazim Rashiti nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe si pasojë e mos dhënies së ndihmës mjekësore i plagosuri kishte vdekur.”

Në nëntor të vitit 2023, nisi gjykimi i parë në mungesë për krime lufte në Kosovë, pas ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale.

Shpërndaje në rrjete sociale