Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Sherif Xhaferoviq ka bërë me dije në konferencën për shtyp me Ilir Metën se mbështet dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij ky proces i bënë mirë stabilitetit të Ballkanit.
“Mbështesim Dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Të kemi një zgjidhje të pranueshme, dhe Bosnje-Hercegovina respekton iniciativat që respektojnë integritetit territorial”, tha Xhaferoviq.
Tutje është njoftuar se është marrë vendimi që Sarajeva zyrtare të hapë ambasadë në Tiranë, shkruan Arbresh.info.
“Republika e Shqipërisë dhe Bosnjës janë të lidhura me marrëdhënie të mira, nuk kemi çështje të hapura mes nesh. Jemi të lidhur me aspiratat tona euro-atlantike, dhe për të zhvilluar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore. Mund të bëjmë më mirë, të përmirësojmë, dhe besoj se s’kemi përdorur të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin. Ndoshta është fakti se Bosnja-Hercegovina aktualisht është pa një ambasadë në Tiranë, dhe e njëjta gjë edhe Tirana s’ka ambasadë në Sarajevë. Presidenca e Bosnjës mori vendim për të hapur ambasadë në Tiranë. Dhe besoj që ky akt do të ndihmojë e përmirësojë marrëdhëniet. Presim që Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë për ambasadën. Shkëmbimi tregtar, marka boshnjake nuk është afër mundësive tona. Duhet të fuqizojmë bashkëpunimin në bujqësi, prodhimit ushqimor, energjisë elektrike, ndërtim dhe fusha të tjera. Bosnja ka treguar se me investimet e kompanive boshnjake këtu në Shqipëri janë të afta për projekte të mëdha” tha ai.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...