Google ADS

Kreu i PDK-së uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

14:18 | 14 Maj 2025
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar suksese në mandatin e radhës, duke përmendur Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si një nga sukseset e radhës për Shqipërinë dhe popullin e saj, raporton Arbresh.info.

Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe uroj që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”. Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë!🇦🇱🇪🇺”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm