Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se sot ka biseduar me drejtorët e shkollave të kësaj komune, me ç’rast shumë mësimdhënës janë shprehur të gatshëm ta vazhdojnë mësimin.
Gjini parmes një komunikate për media i ka ftuar të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërsa mësimdhënësit janë të lirë të vendosin se a do ta vazhdojnë grevën.
“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë.Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen. I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën”, thuhet në komunikatë.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë