Drejtori në largim i CIA-s, John Brennan, ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të shmangë vërejtjen pasi të merr detyrën.
Ai tha se spontaniteti nuk është në interesin e sigurisë kombëtare, transmeton arbresh.info.
Trump është kthyer në temë diskutimi për deklaratat e tij në lidhje me shumë çështje të rëndësisë kombëtare në Twitter.
Brennan gjithashtu shtoi se Trump nuk i kupton saktë qëllimet dhe aftësitë e Rusisë. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Fox News, një javë pasi CIA lëshoi raportin mbi ndikimin e Putinit në zgjedhje.
“Trump duhet të bëjë kujdes me gjuhën, sepse unë e konsideroj të egër shumë që komunitetin e inteligjencës ta krahasojë me Gjermaninë nazistë”, shtoi ai.
Donald Trump ka mohuar përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit. Të njëjtën gjë e ka mohuar edhe Rusia, e cila ka akuzuar demokratët për ‘akuza të kota’ dhe për mospranim të humbjes./Arbresh.info
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...