Një 36-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka kryer 13 vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë, me datën 11.05.2024 në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj është vjedhur një motoçikletë, ndërsa sot është identifikuar personi që ka kryer veprën penale përcjell Arbresh.info.
“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe pas një pune intensive në terren në kërkim të personit të dyshuar kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe të identifikojnë të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet.
Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës
Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishti...
Lumbardhi në gjunjë, Alba i thotë (sërish) jo!
Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për...
Asambleisti i VV-së i vendos një letër Ramës në foltore gjat...
“Koalicion gjigant”, Azemi i VV-së “përplaset” me Sokol Havo...