Krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca, nesër do të bëjnë homazhë në Kompleksin Memorial në Reçak nga ora 10:00, në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Përmes një komunikate për media, u bë e ditur se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në orën 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Po ashtu, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Nesër, më 5 janar 2023, janë bërë 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak./arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...