Krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkë në kafe shihen plotë buzëqeshje

12:28 | 28 Nëntor 2022
A Z

Pas përfundimit të ceremonisë e festimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, liderët shqiptarë vizituan muzeun në Vlorë dhe pinë kafe së bashku.

Aty u pa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.