Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni, sot ishte nikoqir i krerëve më të lartë të gjyqësorit në Kosovë.
Hyseni të premten ka pritur kryetarin e Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, si dhe gjashtë kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.
“Gjatë këtij takimi të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë, janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës. Temë diskutimi po ashtu ka qenë raporti i punës së gjykatave, politikat ndëshkimore, paraburgimi me rastet e kryerësve me çrregullime mendore, asgjësimi i lëndëve të vjetra etj”, thuhet në një komunikatë për media nga Gjykata Themelore e Ferizajt, shkruan kp.
Kryetarë e të gjitha gjykatave në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatave në nivel të vendit.
Në takim kanë marr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Zyhdi Haziri, kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha.
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...