Krejt çka pritet të ndodhë sot rreth koalicionit VV-LDK

08:12 | 2 Shkurt 2020
A Z

Sot pritet të jetë dita vendimtare ku do të vendoset rreth koalicionit VV- LDK.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media që marrëveshja mës VV dhe LDK-së është arritur, por ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtarë.

Por, sot ndër ngjarjet kryesore të ditës pritet të jetë edhe paralajmërimi për dorëheqje i Glauk Konjufcës, në kuadër të propozimit të LDK-së që të arrihet marrëveshja.

Arbresh.info ka raportuar mbrëmë se Glauk Konjofca do të tërhiqet dhe çështja e Presidentit do mbetet e hapur.

“Glauku tërhiqet dhe çështja e Preidentit mbetet e hapur”, i kanë thënë arbresh.info burime brenda Vetëvendosjes.

Sipas të njëjtit burim, Glauk Konjufca, do të drejtojë një ministri në Qeverinë e Albin Kurtit.

Për më tepër, sipas marrëveshjes do të shkëmbehet edhe Ministria e Brendshme për Ministrinë e Financave.

Kujtojmë se nesër më 3 shkurt do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale