Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka realizuar një tjetër vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim prej gati pesë vitesh.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ndonëse procesi gjyqësor ndaj tyre po zvarritet padrejtësisht, ata mbeten të fortë dhe optimistë për drejtësinë që sipas tij, është afër.
“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet,” ka shkruar ai, duke shtuar se Thaçi dhe Veseli “bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi thekson se të dy liderët e PDK-së janë në gjendje të mirë shpirtërore dhe përcjellin përshëndetjet më të ngrohta për qytetarët e Kosovës, duke ndarë me ta dhembjen dhe gëzimin në çdo moment.
“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi,” tha ai, duke e përmbyllur me një mesazh të Presidentit Thaçi: “Dielli do të lind përsëri!”
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...