Kryetari i Partisë Demokratihe të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot ka vizituar shoqatën “Down Syndrome Kosova”, përcjell arbresh.info.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, tha se personat me sindormin Down, meritojnë kushte më të mira dhe më shumë mundësi për të zhvilluar një jetë të dinjitetshme në vendin tonë.
I pari i PDK-së poashtu tha se kjo kategori është pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të ketë mbështetje çdo ditë.
“Në Ditën Botërore të sindromës Down, sot vizitova shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’, ku pashë nga afër aktivitetet dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo shoqatë në avokimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për nevojat e personave me sindromën Doën”, shkruan Krasniqi. Lideri i PDK-së u shpreh se kjo shoqatë, përtej ofrimit të shërbimeve tepër të nevojshme për personat me sindromwn Doën, ju ka mundësuar atyre edhe angazhime konkrete drejt pavarësimit të tyre. “Përkrahja për fëmijët me sindromën Doën dhe familjet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë, për t’i kaluar së bashku sfidat e tyre të përditshme. Partia Demokratike e Kosovës, edhe nga pozicioni opozitar, do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e politikave të nevojshme për të gjithë personat me sindromën Down, për zbatimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës”, shkruan më tej Krasniqi. /arbresh.info/
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...
Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik të personit që dyshohe...