Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pak ditë para 28 Nëntorit.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se ish-krerët e UÇK-së, si përherë, reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi.
Bashkë me Krasniqin, për vizitë në Hagë ishte edhe Sekretari i PDK-së, Bernard Nikaj dhe anëtari i kryesisë Bekim Çollaku./arbresh.info/
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...